Kryetari i AAK-se, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Serbia vazhdon te aplikoje nje politike armiqsore ndaj Kosoves, edhe pse kete here nuk perdor arme.

“Beogradi nuk po jep kontribut per zhvillimin e Kosoves dhe as per banoret serbe te saj, ne menyre qe ata te zhvillojne kapacitetet e tyre te jeteses”, ka pohuar Haradinaj.

Gjate nje takimi me gazetaret serbe qe po vizitojne Kosoven, kreu i AAK ka komentuar edhe akuzat e ngritura ndaj tij nga autoritetet serbe.

“Nuk me ka cuditur perceptimi i Beogradit ne kohen e Milloshevicit, qe me ka cilesuar si kanibalin me te madh. Por cuditem pak qe pas gjithe asaj qe ka ndodhur Beogradi vazhdon me te njejten politike”, eshte shprehur Haradinaj.

Por ai ka shtuar se ne kete drejtim vlereson me shume mendimin e Hages se sa ate te Beogradit.

Top Channel