Durres, plazhet private “lulezojne”

15/07/2009 08:15

Plazhet private qe kane mbushur te gjithe brezin ranor te Durresit jane ende te palicencuara dhe askush nuk pergjigjet per kete, nderkohe qe pushuesit vertiten me çadra ne duar pa mundur te gjejne nje vend te lire per te bere banje dielli.

Ne plazhin e Durresit thuajse je i detyruar te paguash 300 leket per te perdorur dhuraten e natyres, reren e plazhit te madh qe eshte zaptuar ne te gjithe siperfaqen e saj.

Tri vendet e caktuara per plazhe publike gjithashtu kane qene te zaptuara derisa javen e fundit bashkia e qytetit dhe policia e saj kane ndermarre nje aksion per çlirimin e zonave te percaktuara si publike.

Shefi i kabinetit te kryetarit te Bashkise ne Durres, Lavdosh Beqiraj, pohon per gazeten “Shqip” se jane liruar dy prej plazheve publike dhe se vazhdon aksioni per pastrimin nga shezlonget edhe te plazhit te trete publik.

Keto hapesira ishin zene dhe vazhdojne te jene nga subjektet private dhe pushuesit e kishin te pamundur qendrimin ne to, pavaresisht se tabela sinjalizuese i orientonte ne tre sektoret “Teuta”, “Hekurudha” dhe “Iliria”, per te shmangur pagesen per shfrytezimin e reres dhe sherbimit te privatit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA