David Beckham hedh poshte idene per te punuar me Angeline Jolie ne fushaten e re te veshjeve intime ‘Emporio Armani’sepse eshte i martuar.

“Angeline eshte nje person i bukur ashtu sic eshte edhe burri i saj Brad. Ata jane nje cift i jashtezakonshem dhe kane nje familje te mrekullueshme. Dihet qe nuk mundem dhe nuk dua te punoj me Angeline per ‘Emporio Armani’. Tek e fundit une jam i martuar”- deklaroi futbollisti anglez ne nje emision televiziv ne Amerike.

Vertet nje pozim fotografik mund te vendose ne krize martesen e Beckham? Apo pas gjithe kesaj fshihet xhelozia e Victoria-s?

David sapo ka festuar se bashku me gruan e tij Victoria 10 vjetorin e marteses se tyre dhe ndoshta nuk do qe te turbulloje ujerat duke pozuar me veshje intime perkrah Jolie. Pastaj edhe aktorja, nene e gjashte femijeve eshte e lumtur perkrah burrit te saj Brad Pitt.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta