Bogdanovic: Deklarata e Thacit, marketing politik

15/07/2009 14:55

Ministri serb per Kosoven, Goran Bogdanovic i ka cilesuar si “marketing politik” deklaratat e kryeministrit kosovar Hashim Thaci, se Serbia po mendon te njohe Kosoven.

Bogdanovic ka deklaruar se nuk ka asnje mundesi qe Beogradi te njohe pavaresine.

“Eshte absolutisht e pavertete deklarata se qeveria e Serbise do te njohe Kosoven. Ne nuk do ta njohim kurre ate, as kjo qeveri dhe as qeverite e tjera qe do te vijne”, ka pohuar Bogdanovic.

Ai ka shtuar me tej se deklarata ne fjale vjen nga nervozizmi i kryeministrit Thaci per numrin e vogel te shteteve qe kane njohur Kosoven.

Top Channel