Hyn ne fuqi vendimi per rritjen e pagave per punonjesit e pushtetit lokal, ne baze te disa klasifikimeve.
Zbardhja dhe fuqizimi i rritjes se pagave u be dy dite me pare, pas dy muajsh nga marrja e vendimit ne qeveri, duke mundesuar shtesa per punonjesit me statusin e nepunesit civil.
Rritja do te merret ne muajin gusht, perfshi dhe shtesat qe u takojne per dy muajt qe kane kaluar, pasi vendimi i shtrin efektet financiare nga 1 maji 2009.
Sipas tabeles, paga e grupit nga 11 mije leke, behet 12 mije leke, kurse shtesa per vjetersi pune eshte 2 per qind.
Shtesat sipas pozicionit shkojne nga 64 mije-115 mije leke ne muaj, per pozicionet e larta, e deri ne 31, 41, 52 dhe 60 mije ne muaj.
Shtesa per pozicionin ne pune varet nga numri i popullsise qe administron njesia lokale, duke nisur nga 5001 deri ne mbi 100 mije.
Rritje page do te perfitojne edhe punonjesit me status civil ne keshillat e qarqeve.
Top Channel