Vizat, Solana: Maqedonia ne rrugen e duhur
14/07/2009 17:25
Shefi i Politikes se Jashtme te BE, Havier Solana gjate vizites qe po zhvillon ne Shkup ka paralajmeruar se Maqedonia mund te marre neser propozimin e KE per heqjen e vizave.
“Ju sjell nje lajm te mire per vendin dhe per ju lidhur me procesin e liberalizimit te plote te vizave”, ka deklaruar Solana ne nje konference te perbashket per shtyp me kryeministrin Gruevski.
Shefi i diplomacise evropiane ka ftuar autoritetet maqedonase qe te kryejne reformat e parashtruara nga KE dhe te implementojne ligjet e Marreveshjes se Ohrit.
Liberalizimi i vizave per Maqedonine, Serbine dhe Malin e Zi pritet te filloje nga 1 janari i vitit 2010.
Top Channel