Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci ka deklaruar sot se Beogradi ka filluar te mendoje per njohjen e pavaresise se Kosoves.

Ne nje bisede me gazetaret e mediave serbe qe po vizitojne Kosoven, Thaci ka sqaruar se kete konstatim e mbeshtet ne disa biseda me lideret politike te Beogradit, pa saktesuar se cilet jane ata.

Duke folur per gjendjen ne veri te Kosoves, kryeministri ka theksuar se atje veprojne individe me qendrime radikale, te cilet nuk kane pasur sukses ne realizimin e qellimeve te tyre dhe qe kane mbeshtetjen e Beogradit.

Me tej, duke e vene theksin tek akuzat e ngritura ndaj shqiptareve nga Serbia, Thaci ka shtuar se ato urdherarreste jane per te ardhur keq.

Top Channel