Solana: Kosova ka ende sfida te medha

14/07/2009 19:05

Shefi ne ikje i Politikes se Jashtme te BE, Havier Solana ka mberritur ne Kosove, ku u ka bere thirrje autoriteteve lokale qe te ndergjegjesohen se kane shume sfida te medha perpara.

Solana eshte takuar njekohesisht me presidentin Sejdiu dhe kryeministrin Thaci, te cileve u ka bere apelin e tij.

“Kosova po perparon drejt zhvillimeve pozitive, por iu kujtoj lidereve kosovare se kane ende shume sfida per te kapercyer”, eshte shprehur Solana.

Me tej shefi i diplomacise evropiane ka shprehur kenaqesine e tij per viziten qe po ben serish ne Kosove pas shpalljes se pavaresise.

Top Channel