Reagime te medha ka shkaktuar ne opinionin grek prishja e nje kampi emigrantesh ilegale ne qytetin e Patres.

Ne pamundesi per te ndaluar valen e madhe te emigranteve qe vijne nga kufijte bregdetare te saj e per t’u dhene azil politik apo statusin e emigrantit ekonomik, Athina zyrtare ka vendosur qe ceshtjen e emigracionit te paligjshem ta ktheje ne ceshtje europiane.

Kryeministri Karamanlis ne viziten e tij ne Spanje dhe te merkuren ne Itali e ka kete ceshtje ne axhenden e tij politike, ndersa edhe ne 16 dhe 17 korrik ne Keshillin Europian te Stokholmit do e hedhe per diskutim ne tryeze si nje nga ceshtjet me te rendesishme per vendet e Mesdheut. Pas 10 vjetesh plaga e hapur ne zemer te qytetit te Patres, sipas vete banoreve te ketij qyteti, nuk ekziston me.

Autoritetet lokale greke ne nje operacion te organizuar me policise kane perfundura prishjen e kampit te emigranteve ilegale ku streoheshin kryesisht qindra klandestine nga Afganistani. Pas hyrjes se buldozereve ne kete kamp ka shperthyer edhe zjarri duke shkaterruar ato pak baraka ku jetonin ne kushte cnjerezore rreth 2000 emigrantet ilegale.

Partite politike te se majtes kane kritikuar menyren se si eshte organizaur operacioni si dhe politiken e qeverise per sa i perket perballjes me emigracionin e paligjshem, fakt te cilin nuk kane pranuar konservatoret greke. “Gjendja ne Patra ishte e papranueshme. Ishte e papranueshme per kulturen greke, per mentalitetin grek. Ato baraka nuk ishin shtepite e tyre. Ishte nje situate e pakonceptueshme. U shkaterruan pra dhe keta njerez qe kane nevoje per ndihme dhe per nje strehe do t’i kene ne nje vendbanim tjeter, per te cilin do te kujdeset qeveria greke”, shprehet ministrja e Jashtme, Dora Bakojanis.

Sipas ministrit te Brendshem, Pavlopulos, nga masat e qeverise ne Athine dhe ne qytetet te tjera te vendit, parashikohet zvogelim i numrit te emigranteve ilegale ne Greqi. Vete kryeministri Karamanlis ne vizitat e tij ne Spanje, Itali si dhe ne Stokholm ne mbledhjen e Keshillit te Europes do sensibilizoje udheheqesit europiane per kete ceshtje teper te rendesishme qe perballojne kryesisht vendet e Mesdheut.

Top Channel