Mjeket permiresojne fytyren e 18 vjecares

14/07/2009 20:45

18 vjecarja Benereta Varfaj nga Elbasani, prej tre vitesh kishte pesuar nje deformim te thelle ne nofull duke i shkaktuar asaj probleme ne gjithe fytyren.

Pamja e vajzes para operacionit kishte renduar gjendjen e saj psikologjike dhe kishte shqetesuar te gjithe familjen.

Nofulla e poshtme ishte zhvilluar 2 centimeter me shume se nofulla e siperme, duke i krijuar asaj veshtiresi funksionale.

“Kisha veshtiresi ne te ngrene e ne te folur dhe tani qe bera operacionin jam shume e lumtur dhe krenare. Ne fillim nuk e besoja qe ishte nje gje reale”, thote 18 vjecarja.

Babai i saj, Shkelqim Varfaj ndihet i kenaqur qe vajza tashme nuk do te kete me probleme. “Ka mbi tre vjet qe e ka kete problem. Kjo eshte nje gjender poshte trurit qe zhvillon hormonet. Por tani problemi u zgjidh”, shprehet ai.

Kirurgu Ramazan Isufaj spjegon se ky eshte nder operacionet me te veshtira te kryera ne sherbimin e kirurgjise oro-maksilo-faciale.

Ndonese i eshte dhene garanci, pacientja ka firmosur me pare per komplikacionet qe mund te shfaqen gjate operacionit, i cili ka zgjatur mbi 6 ore.

“Ka pasur dy centimetra me shume. Ishte shume e zhvilluar. Normalisht ndodh nje rreshqitje dhe me pas nje terheqje. Kjo behet me prerje te kockes dhe u be”, tregon Isufaj.

Ne te shumten e rasteve, pacientet lindin me te tilla deformime por nuk perjashtohen rastet kur ato ndodhin gjate jetes, si rasti i Beneretes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA