Korce, pakesohen siperfaqet me grure

14/07/2009 20:25

Lirim Mucollari, si shume fermere te tjere ne rrethin e Korces e shfrytezoi token per grurin, i cili ka mbetur stok.

Ai thote se grurin e vjeter e ka shitur pak dite me pare nga rreziku i brejtesve.

“Llogarisim buken e gojes dhe mund te mbeten tre kuintale. Ne Elbasan shitet me lire”, thote Mucollari.

Edhe fermeri tjeter Naim Iliadhi e ka futur grurin ne thase dhe eshte ne pritje te shese grurin e vjeter.

“Kam vetem pak shprese, por tani s’ka ndermend njeri ta bleje”, shprehet ai.

Edhe fermeret e tjere kane te njejtin problem dhe per pasoje ata kane ulur ndjeshem mbjelljen e drithrave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA