Havier Solana shkel sot ne Prishtine

14/07/2009 10:30

Pas vizites ne Beograd, perfaqesuesi me i larte i diplomacise europiane, Havier Solana do shkele ne Prishtine.

Vizitat e Solanes po zhvillohen ne kuader te nje turneu rajonal qe mendohet te jete edhe i fundit per te ne kete detyre qe po e mban prej 8 vjetesh. Takimi i tij me presidentin Fatnir Sejdiu do zhvillohet rreth ores 16, ndersa 45 minuta me vone ai do takoje edhe kryeministrin Hashim Thaci.

Me pas, ne oren 18:15, Solana do vizitoje misionin e EULEX-it ne Kosove, ku do te informohet lidhur me zhvillimet me te reja nga ana e shefit te misionit, Iv de Kermabon, dhe do te takohet me pjesetaret e personelit te ketij misioni. Gjate kesaj ndalese ai do mbaje edhe nje fjalim drejtuar pjesetareve te personelit te EULEX-it.

Top Channel