Droga, vriten dy shqiptare ne Holande
14/07/2009 18:40
Dy shtetas shqiptare kane mbetur te vrare sot ne Amsterdam te Holandes, si pasoje e nje perplasjeje te armatosur me nje bande rivale ne trafikun e droges.
Lajmin e bejne te ditur agjencite lokale te lajmeve, sipas te cilave dy shqiptaret kishin bere aleance me nje shtetas italian, edhe ky viktime e sulmit te armatosur.
Sipas burimeve, tre viktimat, si dhe dy shtetas holandeze qe nga konflikti mbeten te plagosur, kane qene persona te skeduar me pare nga policia.
Burimet shtojne me tej se mbi ngjarjen po hetojne agjentet holandeze te anti-krimit, te cilet per arsye hetimore nuk bejne publik emrat e shqiptareve.
Top Channel