Parlamenti Evropian celi zyrtarisht legjislaturen e shtate me votimin e presidentit te ri Jerzy Buzek, i cili qe ne diten e pare te mandatit deklaroi se eshte pro zgjerimit me Ballkanin.
“Une them se ne Ballkan kemi nje situate shume interesante dhe premtuese. E dime qe ka qene nje pjese e veshtire dhe eksplozive e Evropes. Nuk kemi me tensione atje dhe ato vende po perpiqen te behen pjese e BE-se e ky eshte nje lajm i mire. E kemi ndryshuar sjelljen e ketyre vendeve dhe kjo duhet te vazhdoje pasi eshte shume e rendesishme”, ka pohuar Buzek.
Ish-kryeministri i Polonise ben pjese ne grupimin e djathte qe rezultoi fitues ne zgjedhjet evropiane.
Buzek do te qendroje ne postin e presidentit per 2 vjet e gjysme, e me pas, per pjesen e dyte te mandatit, ne krye te Parlamentit Evropian do te vendoset socialisti gjerman Martin Schultz.
Parlamenti i ri zgjedh dhe 14 zevendespresidentet si edhe bordin e menaxhimit te ceshtjeve administrative, per te vijuar gjate javes me krijimin e 12 komiteteve parlamentare.
Shefja e deritanishme e delegacionit europarlamentar per Ballkanin, Doris Pack pritet te udheheqe komitetin e arsimit ne legjislaturen e re, por posti i mepareshem i saj i mbetet serish partive popullore evropiane.
Top Channel