Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se kane qene komisioneret socialiste ata qe jane bere pengese gjate procesit zgjedhor.
Sipas kryeministrit, ata kane punuar me dy standarte, ndersa ata demokrate kane zbatuar me perpikmeri ligjin.
“Komisioneret e PS i kane lejuar vetes te punojne me dy standarte, ndersa te shumices nuk e kane bere kete. Nese zoti Rama perpiqet te fshihet per te mos pranuar humbjen, kjo eshte puna e tij. Une kam kerkuar qe te zbatohet ligji dhe vetem ligji”, ka pohuar Berisha.
Kryeministri ka theksuar se fitorja e koalicionit te djathte eshte e padiskutueshme, ndersa duke folur per koalicionin me LSI ka sqaruar se me kete parti ka arritur nje marreveshje, e cila eleminon perplasjet qe jane verifikuar gjate fushates elektorale.
“Koalicioni im eshte koalicioni fitues dhe fitorja, e madhe apo e vogel, eshte fitore. Bashkepunimi me LSI bazohet ne nje marreveshje politike qe permban parime qe une nuk i kam shkelur kurre. Te gjitha ato qe jane thene ne fushate shuhen per shkak te marreveshjes”, ka saktesuar Berisha.
Kryeministri ka nenvizuar se LSI eshte persekutuar nga pushteti i PS dhe ka shtuar se koalicioni me kete parti behet per te arritur integrimin e Shqiperise ne Evrope dhe jo per te qendruar ne pushtet.
“Ky eshte nje bashkepunim per shqiperine e madhe evropiane dhe jo per t’i bere favore Ilir Metes dhe Sali Berishes. LSI eshte nje parti me kapacitete reale, qe gjate ketyre viteve ne opozite ruajti alternativat”, eshte shprehur Berisha.
Me tej, lidhur me situaten ekonomike ne vend, kryeministri ka mohuar ne menyre kategorike prekjen e Shqiperise nga kriza ekonomike. Ai ka theksuar se bashkepunimi me FMN do te vazhdoje.
“Ne vend nuk ka krize dhe kete mund ta faktoj me te gjithe treguesit. Rritja ekonomike nuk do te jete 10%, do te jete me e vogel, por do te jete e konsiderueshme. Me FMN natyrisht qe do te bashkepunojme”, ka shtuar Berisha.
Top Channel