Shefi i misionit civil ne Kosove, Piter Feith ka deklaruar se njohja e pavaresise se Kosoves nuk eshte kusht per anetaresimin e Serbise ne BE.

Megjithate, Feith ka theksuar se kusht mund te konsiderohet bashkepunimi minimal mes Beogradit dhe Prishtines per nje sere ceshtjesh me interes te perbashket.

“Njohja nuk eshte kusht per hyrjen e Serbise ne BE, por eshte i domosdoshem nje bashkepunim minimal mes dy vendeve, konkretisht ne fushen e ekonomise, sundimit te ligjit dhe te kthimit te te zhvendosurve”, ka pohuar Feith.

Ai ka deklaruar se do te ishte mire qe serbet e Kosoves te merrnin pjese ne zgjedhjet lokale per te pasur mundesine per te permiresuar kushtet e jeteses se tyre.

Top Channel