E kane quajtur aventure, e megjithate 42 te rinj nga Finlanda, te moshes 15 deri ne 20 vjec, kane ardhur ne Shqiperi per te rindertuar shkollen dhe spitalin e Baldushkut.
Ata jane te gjithe vullnetare, qe me shpenzimet e tyre kane paguar jo vetem udhetimin, por edhe nje pjese te pajisjeve qe iu jane dashur per te punuar.
“Me pelqen shume Shqiperia. Eshte shume mire dhe ndryshe nga Finlanda. Kemi vizituar shume qytete te Shqiperise dhe na kane pelqyer. Njerezit jane shume miqsore”, shprehet nje vajze finlandeze.
Per dy jave ata kane punuar me ore te tera dhe kane bere punen me te veshtire. Kane hequr pllakat, suvane, kane pastruar tavanet dhe kane hequr te gjithe mbeturinat, pune te cilen e kane mbaruar shume shpejt.
Mesuesja e tyre tregon se keto jane pushimet e ketyre te rinjve, per te cilat ata kane paguar nga 300 euro secili.
“Ne jemi nje shkolle kristiane dhe i nxisim studentet qe te mos punojne vetem ne vendin e tyre, por edhe ne vende si Shqiperia. Ata jane argetuar dhe kane mesuar shume gjera ketu”, thote mesuesja.
Ky projekt, i cili eshte mbeshtetur nga Agjencia Adventiste e Zhvillimit dhe Lehtesimit ne Shqiperi, do te vazhdoje edhe ne zona te tjera prane kryeqytetit.
“Keta te rinj po bejne punen me te veshtire, ata po heqin mbeturinat nga godina. Ata nuk paguhen per kete pune dhe thone se duan te kthehen prap vitin e ardhshem”, deklaron drejtori i ADRA, Lamar Philips.
Gjate ketyre diteve ata asnjehere nuk jane ankuar per lodhjen, pasi ata po i dhurojne shqiptareve nje poliklinike te re.
Por, vec punes gjate oreve te pasdites ata kane shijuar plazhin dhe gjithe zonat turistike, per te cilat thone se do te kene mall.
Top Channel