Beogradi zyrtar ka shpallur gjithesej 160 urdherarreste per ish-anetaret e UCK-se, te cilet sipas tij kane kryer krime te renda ndaj popullsise serbe.

Lajmin e ka bere te ditur zedhenesi i Prokurorise per Krime Lufte ne Serbi, Bruno Vekaric.

Duke iu referuar arrestimit te shqiptarit Muharrem Gashi pak dite me pare ne Itali, ne baze te nje urdherarresti serb, zedhenesi ka theksuar se Roma zyrtare do ta mundesoje ekstradimin e tij.

“Jemi te bindur se ne rastin e Gashit, autoritetet italiane nuk do te sillen si Bullgaria, qe liroi nga paraburgimi ish-kryeministrin Agim Ceku”, ka pohuar Vekaric.

Top Channel