Presidenti i Greqise, Karolos Papulias i ka leshuar nje mesazh te ashper Maqedonise, duke konfirmuar edhe nje here se Athina nuk do heqe dore lehte nga ceshtja e emrit te krahines se saj veriore.

“Hiqni dore nga vizionet tuaja te okupimit, nga vjedhja e historise dhe nga trashegimia etnike e Greqise”, i eshte drejtruar kreu i shtetit helen Shkupit zyrtar. Ne Kongresin e 10-te te Unioneve Panmaqedonase ne Litohoro te Katerinit, afer qytetit te Selanikut, Papulias ngriti zerin, duke rikonfirmuar politiken e palekundur te qeverise ne kete drejtim.

“Shkupi duhet te pranoje nje zgjidhje te pranueshme per te dy palet ne ceshtjen e emrit, qe do te respektoje historine, te tregoje me ne fund vullnetin politik qe kerkohet dhe te ulet ne tryezen e negociatave me nje fryme konstruktive, pa perdorur praktika nacionaliste dhe anakronike per te miren dhe progresin e qytetareve”, shtoi Papulias.

Pas vizites se zotit Methiu Nimic ne Shkup dhe Athine, ministrja e Jashtme greke, Bakojanis ka deklaruar se ky vit do te jete teper i rendesishem per te gjitha ceshtjet e medha te politikes se jashtme greke. Duke iu referuar konkretisht ceshtjes se emrit, ka shtuar se Greqia eshte e gatshme per nje zgjidhje te pranueshme per te dy palet, per nje emer me karakter gjeografik per perdorim nga te gjithe.

Top Channel