Fuere: Maqedonia te shohe drejt integrimit

13/07/2009 20:30

Ambasadori i BE ne Shkup, Ervan Fuere i ka bere thirrje qeverise lokale qe te lere pas ndryshimet ne kabinet dhe te perqendrohet ne kryerjen e reformave te kerkuara per anetaresimin e vendit ne BE.

Ne nje takim me zevendeskryeministrin per ceshtjet e integrimit Vasko Naumovski, Fuere ka shprehur gatishmerine e tij per te ndihmuar Maqedonine ne kete drejtim.

“I shpreh urimet me te sinqerta zevendeskryeministrit. Une nuk dyshoj ne angazhimet e qeverise per permbushjen e reformave per ne BE”, ka pohuar Fuere.

Ndersa Naumovski nga ana e tij dha garancine per angazhimin e qeverise ne kryerjen e reformave.

“Te gjitha institucionet shteterore do te angazhohen maksimalisht per permbushjen e detyrave qe dalin nga BE”, ka theksuar ai.

Top Channel