Marrin forme marredheniet institucionale mes Kosoves dhe Maqedonise pas vizites se presidentit Sejdiu ne vendin fqinje ku homolugu i tij Ivanov i ka rezervuar nje pritje zyrtare.

Mbremjen e djeshme, Ivanov ka organizuar nje darke ne Oher per nder te presidentit Sejdiu ku eshte diskutuar per marredheniet mes dy shteteve, bashkepunimin rajonal dhe disa tema te tjera. Sipas kreut kosovar te shtetit, Maqedonia eshte nje vend qe ka dhe do kete nje bashkepunim shumedimensional me Kosoven.

Ne vijim, ai uroi integrimin sa me te shpejte te dy vendeve ne NATO dhe BE. Nga ana tjeter edhe Ivanov vuri theksin ne bashkepunimin e ngushte mes dy vendeve.

Top Channel