Republika Domenikane njeh zyrtarisht Kosoven

11/07/2009 16:30

Republika Domenikane ka njohur zyrtarisht pavaresine e Kosoves, duke u bere keshtu vendi i 62 qe pranon ekzistencen e shtetit te ri ballkanas.

Lajmin e ka bere te ditur Ministria e Jashtme kosovare, e cila ka marre nje njoftim nga vendi latin, ne te cilin konfirmohet njohja e pavaresise.

Me kete rast diplomacia kosovare i ka shprehur mirenjohjen e saj Republikes Domenikane dhe ka shprehur gatishmerine e saj per intensifikimin e marredhenieve.

Pak me pare njohja e Kosoves nga ky vend u paralajmerua nga kreu i AKR-se Behxhet Pacolli, i cili deklaroi se kishte marre konfirmim nga autoritetet lokale.

Top Channel