Obama takon Papen; bisede e frytshme

11/07/2009 10:55

Presidenti amerikan Barack Obama eshte takuar me Papa Benediktin ne seline e shenjte te Vatikanit.

Diskutimet mes Obames dhe Papes ishin te hapura dhe te sinqerta. Masat e sigurise ishin teper te larta dhe ne momentin qe kaloi autokollona e presidentit, rruget u bllokuan.

Rrjeti celular ne zone nuk funksionoi deri ne mbarimin e vizites se Obames ne Vatikan.

Presidenti amerikan dhe Ati i Shenjte biseduan per nje sere ceshtjesh nderkombetare.

Pas bisedes, Obama e vleresoi si te frytshem takimin dhe shfaqi shpresen per ruajtjen e nje marredhenieje te fuqishme.

Top Channel