Greqia eshte vene ne alarm pas shtimit te rasteve me virusin A/H1N1 gjate diteve te fundit, cka ka bere qe zyrtaret te shpallin pandemine.

Ministri i Shendetesise, Dimitri Avramopoulos ka bere me dije se gjate 12 muajve te ardhshem, 33 % e popullsise rrezikon te infektohet me virusin e rrezikshem. “Tani eshte momenti te ruajme qetesine, maturine dhe te mos krijojme panik”, theksoi Avramopoulos.

Aktualisht Greqia numeron 201 raste te konfirmuara me gripin e derrave, ndersa mes tyre ka edhe disa shqiptare. Shtimi i emigranteve qe kthehen gjate muajve te veres per te kaluar pushimet rrezikon seriozisht edhe vendin tone ku ende nuk eshte konfirmuar zyrtarisht asnje rast me virus.

Top Channel