
Emiljano Vila nuk deshiron te prese. Ne keto jave te para te aventures me Dinamon e Zagrebit, talenti durrsak shfaq hapur ambiciet: te fitoje nje fanelle titullari.
“Kam ardhur ketu per te luftuar qe te jem pjese e formacionit”, deklaroi 21-vjecari. “Kjo realizohet me shume pune dhe me vullnet”. Paraqitjet e mesfushorit te Kombetares gjate fazes pergatitore ne Austri kane lene pershtypje te mira te drejtuesit e klubit te mirenjohur kroat.
Ai shenoi qe prej debutimit me fanellen e kampioneve “Prva HNL” (Liga e pare), ne miqesoren e fituar 11-3 me NK Kalcer-Vodoterm, skuader e kategorise se dyte sllovene. Ne ate perballje, Viles iu nevojiten vetem 180 sekonda per te gjetur rrugen e rrjetes, duke treguar se nuk ka aspak probleme ambientimi.
“Ndihem mire ketu dhe shoket e skuadres me priten mjaft mire”, tha lojtari. Me tej ai vleresoi edhe organizimin te klubi me i suksesshem ne Kroaci: “Te Dinamo gjerat ndryshojne shume nga Teuta? Ne Durres ishte dicka krejt e ndryshme. Me duhet te pranoj se diferenca eshte mjaft e madhe, ne organizim, ne disipline, pra ne te gjitha aspektet”. Mesfushori nuk e mendon skuadren nga Zagrebi si nje ndalese afatshkurter.
Natyrisht qe emri i ketij klubi eshte nje trampoline e mire per te ardhmen, por fillimisht Vila kerkon te arrije gjera te medha. “E kam te qarte qe Dinamo eshte nje klub i madh dhe duhet te presim per te pare se cfare do te me rezervoje e ardhmja. Nuk mund te them se ne cilin klub do te deshiroja te luaja, pasi me pare synoj te arrij shume gjera ketu ne Zagreb. Per te ardhmen e karrieres time do te mendoj vetem kur te vije koha”. Talenti i ka te qarta modelet qe duhet te ndjeke ne karriere.
Pervec kapitenit te Olimpik Marsejes, Lorik Cana, i cili eshte edhe nje prej pikave te forta te Kombetares shqiptare, ai vecon edhe dy yje nderkombetare: “Lojtaret qe me pelqejne me shume, te cileve dua t’u ngjaj, jane Lionel Mesi dhe Kaka”. Ne kete fillim sezoni me Dinamon ai ka shfaqur te gjithe kualitetin: “Kete e kam dhurate nga Zoti, por njohurite e mia per futbollin jane permiresuar edhe fale punes se mire te Teuta”.
Top Channel