Phelps, rekord boteror ne 100 m flutur

10/07/2009 12:50

Michael Phelps nuk di te ndalet ne pishina edhe pse kaloi nje periudhe jo shume te mire pas olimpiades Pekin 2008.

Kampioni nga Baltimora ka vendosur nje rekord te ri boteror ne 100 m flutur ne Kampionatin Amerikan te Notit. Notari me i mire i te gjitha koherave e ka ulur kohen ne 50:22 nga 50:40. Rekordin e meparshem ne kete disipline e kishte vendosur amerikani Ian Crocker ne 13 korrik te vitit 2005.

Phelps ka hyre ne histori me 15 medaljet e arta te fituara ne dy olimpiada, ndersa ne Pekin 2008 ai vendosi rekordin e ri, pasi u be i pari atlet qe rremben 8 medalje ari nga nje olimpiade e vetme.

Top Channel