Kievo, Bogdani do djersije per formacionin

10/07/2009 08:35

Duket se problemet per Erjon Bogdanin nuk kane te sosur. Pas nje viti shume te lodhshem ne radhet e Kievos, ku ne pjesen e pare te sezonit u degdis ne stol nga trajneri i Kievos, ne gjysmen e dyte ai e bindi teknikun Di Karlo t’i jape nje vend ne formacionin e pare.

Kete besim te trajnerit ai e shperbleu me paraqitje shume te mira, duke i dhene nje ndihmese shume te madhe skuadres ne luften per shpetimin e renies nga kategoria. Por duket se edhe ky vit nuk i ofron lehtesisht nje bluze titullari.

Madje, sipas shtypit italian, atij do t’i duhet serish te luftoje shume per te fituar bluzen e titullarit, pasi per momentin shikohet ne balotazh me sulmuesin e ri, te ardhur pas nje sezoni te luajtur ne Serine B me Triestines.

Bomberi shqiptar dhe Granoke konkurrojne mes tyre per te venduar se kush do te jete sulmuesi i dyte qe do t’i bashkengjitet Pelisierit ne repartin ofensiv.

Top Channel