Jung: Reduktimi i KFOR, nese situata eshte normale

10/07/2009 11:50

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Franz Jozef Jung deklaron se ne Kosove do te zvogelohet numri i trupave, nese situata ne terren lejon nje gje te tille.

Sipas tij, numri i ushtareve te KFOR deri ne fund te vitit mund te shkoje ne 10 mije.

Nderkohe Jung thekson se pritet vendim per perfundimin e misionit paqesor te Bashkimit Evropian ne Bosnje-Hercegovine.

“Gjendemi ne shkallen e fundit te reduktimit te ushtareve ne Bosnje”, ka thene Jung gjate inspektimit te ushtareve ne nje kazerme ne Gjermani.

Top Channel