Jeremic anulon pjesemarrjen ne samit

10/07/2009 11:15

Shefi i diplomacise serbe, Vuk Jeremic anulon viziten ne Kroaci, ku ishte ftuar te merrte pjese ne Samitin e Dubrovnikut, per shkak te pranise se delegacionit kosovar atje.

“Me organizatoret e Samitit te Kroacise eshte bere nje marreveshje precize rreth formatit te pjesemarrjes se delegacionit te Serbise dhe perfaqesuesve kosovare. Pala kroate, ne momentin e fundit e ka shkelur kete marreveshje dhe nuk kemi pasur zgjidhje tjeter vecse ta anulojme pjesemarrjen tone ne Dubrovnik”, ka thene Jeremic per mediat serbe.

Nga Kosova ne kete samit do te marrin pjese kryeministri i vendit, Hashim Thaci, dhe shefi i diplomacise, Skender Hyseni.

Top Channel