Huntelar, Reali pranon oferten e Shtutgart
10/07/2009 08:45
Reali i Madridit eshte i gatshem te pranoje oferten e Shtutgartit per Klas Jan Huntelar.
Klubi gjerman eshte i gatshem te paguaje 20 milione euro (18 + 2 shtese ne baze te paraqitjeve) per sulmuesin holandez. Lojtarit do t’i ofrohet kontrate 4-vjecare me rroge 3.8 milione euro ne sezon, aq sa perfiton aktualisht ne “Santiago Bernabeu”.
Huntelar ka refuzuar Lionin dhe tashme duhet t’i ktheje pergjigje Shtutgartit, ku shihet si pasardhes i Gomez, i cili u transferua te Bajerni i Mynihut.
Top Channel