Winslet: Kurre me nudo ne nje film

09/07/2009 11:20

Kate Winslet nuk do zhvishet me ne nje film pas “The Reader”. Kete e konfirmon vete aktorja amerikane gjate nje interviste per numrin e ri te revistes “Harper’s Bazaar”.

“Ne muajin tetor do mbush 34 vjec dhe mendoj se ka ardhur momenti te mos shfaqem me nudo ne film. Jam krenare qe ne ‘The Reader’ njerezit pane gjoksin tim ku nuk eshte kryer asnje nderhyrje kirurgjikale”, thekson fituesja e cmimit Oscar.

Ne vijim, ajo flet per ceshtjen e kirurgjise plastike. “Ka kolege qe kane zgjedhur te nderhyjne ne trup, por une nuk nuk kam menduar asnjehere per nje gje te tille. Punoj dhe jetoj jeten time dhe gjithcka kam bere me ben te ndihem e lumtur. Nuk jam droguar asnjehere pasi nuk kam pasur asnjehere nevoje”, perfundon aktorja.

Top Channel