Vllaznia barazon dhe kualifikohet

09/07/2009 21:00

Vllaznia ka siguruar kalimin e turnit te pare te eleminatoreve te Europa League ndaj ekipit irlandez te Sligo Rovers.

Takimi i luajtur ne “Loro Borici” u mbyll ne barazim 1-1.

Ishin shkodranet ata qe shenuan te paret me ane te Shtubines ne minuten e 42 te pjeses se pare. Ne minuten e 79 te pjeses se dyte sulmuesi shkodran Vioresin Sinani ndeshkohet me kartonin e kuq. Ne minuten e 84 irlandezet barazojne rezultatin me ane te Keane dhe ne minuten e 4 shtese ndeshkohen me karton te kuq O’Grady.

Vllaznia kualifikohet me rezultatin e pergjithshem 3-2 fale fitores qe arriti ne ndeshjen e pare ne fushen kundershtare 1-2.

Pas kalimit te Slogo shkodranet i pret skuadra e njohur austriake Rapid i Vjenes.

Top Channel