Presion ne Madrid, eskorte per Ronaldo e Kaka

09/07/2009 08:55

Kristiano Ronaldo do te jete lojtari i pare i Real Madrid qe do te kete truproja personale per ta mbrojtur nga fansat dhe admiruesit, te cilet te henen kane demonstruar se cmenden pas portugezit.

Lajmi i referohet te perditshmes “El Pais”. As David Bekham nuk kishte terhequr nje vemendje te tille. Anglezi ne fakt levizte me disa truproja private te paguara nga nje sponsor, por nuk i lejohej t’i merrte ne ndeshjet ne transferte.

Reali, i cili ne kohen e Bekhamit kishte 8 roje private per mbrojtjen e lojtareve te tij, tashme ka 16 te tille per te ruajtur mbi te gjitha dy blerjet e reja: portugezin dhe Kakane. Drejtuesit e klubit jane te bindur se rojet private do te jene te nevojshem per Ronaldon, qofte edhe vetem per te dale nga shtepia. Ne prezantimin e tij te henen nuk kane munguar ne fakt personat, qe kane depertuar ne fushe per ta prekur, apo ata qe e kane ndjekur me makina kur ka dale nga “Bernabeu”.

Presioni shtohet edhe nga shtypi roze i Spanjes, i cili e ka shtyre futbollistin te marten ne mbremje te marre avionin dhe te kthehet ne Lisbone, lajmeronte “El Mundo”. Dyqani i stadiumit ka shitur vetem te henen pasdite 3000 bluza me emrin e portugezit. Shitjet, gati dy ne minute, vetem ne oren 14.00 kishin grumbulluar shumen prej 40.800 euro.

 

Top Channel