Edhe Ministria e Shendetesise ne Maqedoni ka marre te gjitha masat per t’u perballur me nje epidemi eventuale te gripit te derrave.

Burime nga ky dikaster kane bere te ditur per Top Channel, se deri me sot ka pasur disa raste te dyshuara, por asnje te konfirmuar.

Sipas burimeve, dy persona qe vinin nga jashte kane paraqitur simptoma te ngjashme me ato te virusit A/H1N1 dhe jane shtruar ne kliniken infektive, ndersa per 6 paciente te tjere rezultatet kane dale negative.

Top Channel