Kine, ushtria qeteson qytetin e protestave

09/07/2009 11:05

Qyteti rebel i Urumkit qe para pak ditesh u ktheye ne nje arene te pergjakshme mes ushtrise kineze dhe protestuesve ujgure, tashme eshte nen kontrollin e forcave ushtarake.

Pas vdekjes se 156 personave dhe plagosjes se qindra te tjereve, helikopteret nga ajri dhe ushtaret nga toka kane rivendisur qetesine ne disa nga lagjet kryesore te qytetit me 2.3 milione banore.

Ujguret perfaqesojne nje pakice turke ne jug-lindje te Kines dhe prej vitesh ata kerkojne pavaresine nga shteti i Kines, por mesa duket, ashtu si edhe tibetianet, ujguret nuk do arrijne t’i bejne balle forces shtypese te Pekinit.

Ne qytetin e Urumkit jetojne edhe kinezet e etnise Han, te cilet jane perleshur ashper me ujguret gjate doteve te fundit.

Top Channel