Irak, dhjetra te vdekur ne dy qytete

09/07/2009 11:00

Mengjes i pergjakshem ne Irak ku disa atentate kane marre jeten e dhjetra personave.

34 eshte numri i viktimave pas atentatit te dyfishte ne qytezen e Tal Afarit. Lajmin e ben te ditur policia lokale, sipas se ciles, dy kamikaze jane hedhur ne ere pak minuta larg njeri tjetrit ne te njejtin vend.

Dy shperthime jane regjistruar edhe ne Sadr City, lagjia me e madhe shi’ite e Bagdadit. Bombat ishin fshehur mes ndihmave, ndersa aktualisht numri i viktimave eshte 7.

Top Channel