G8, Kina: Kunder masave per klimen
09/07/2009 15:25
Kina nuk ndjehet e gateshme per te ndermarre kufizime per reduktimin e ndotjes se ajrit sipas marreveshjes se arritur nga G8 ne Rome.
“Pekini konsideron themelore nevojen e vendeve te zhvilluara per te ndermarre masa kunder ndotjes globale dhe ndryshimit te kushteve klimaterike por duhet te kihen parasysh edhe kushtet ekonomike ne te cilat ndodhen vendet ne zhvillim”- tha zedhenesi i Ministrise se Jashtme kineze Ma Daoxu.
Diskutimi i masave mbrojtese kunder ngrohjes globale ka qene ne axhenden e G8 ne Itali dhe ishte rene dakort ne parim per reduktimin e ndotjeve industriale deri ne vitin 2050 ne masen e 80 %.
Top Channel