Corinthias, Ronaldo rizgjohet me nje 3 golesh

09/07/2009 12:05

Tregoleshi i Ronaldos ne fitoren 4-2 te Corinthias ndaj Fluminenses ka shkaktuar nje reagim pozitiv ne radhet e skuadres pauliste qe po rigjen fenomenin.

Sulmuesi brazilian ka realizuar 14 gola ne 22 ndeshje te luajtura, duke dhene nje sinjal te qarte se karriera e tij nuk eshte mbyllur ende. Ronaldo ka dhene asistin edhe per golin e katert te shenuar nga Dentinho. Javen e shkuar, Corinthias fitoi Kupen e Brazilit, cka i siguroi kualifikimin direkt per ne Kupen Libertadores.

Nderkohe, ne ndeshjen e javes se ardhshme Ronaldo nuk do ta kete te lehte pasi ai do pritet nga 100 tifoze te Flamengos te veshur si tranvestite. Kjo do te jete nje shenje proteste ndaj fenomenit, i cili premtoi se do luante per Flamengon por u bashkua me armiqte e Corinthiasit. Keto jane dy skuadrat me te medha ne Brazil ku Corinthias numeron 32 milione tifoze, ndersa Flamengo 18 milione.

Top Channel