Zelaya pranon ndermjetesimin e Kosta Rikes

08/07/2009 03:45

Presidenti i larguar nga Hondurasi, Manuel Zelaya i cili dje ka takuar ne Uashington sekretaren amerikane te Shtetit, Hillary Clinton ka deklaruar se pranon ndermjetesimin e Arias, presidentit te Kosta Rikes per gjetjen e nje zgjidhjeje me qeverine.

“Me duket personi i duhur i pranuar nga te gjithe presidentet”, eshte shprehur Zelaya.

Nderkohe vendi eshte perfshire nga protestat qe kerkojne kthimin e liderit te larguar me grusht shteti dhe qe nuk lejohet te kthehet ne atdhe.

Top Channel