Protestat, Jintao detyrohet te lere Italine

08/07/2009 10:05

Presidenti kinez, Hu Jintao eshte larguar papritur mengjesin e sotem nga Italia, per t’u kthyer ne Pekin per shkak te pershkallezimit te krizes ne provincen e Ksinjiangut.

Sipas informacioneve nga Ministria e Jashtme kineze, Jintao do te perfaqesohet ne samitin e vendeve te G8 nga keshilltari i tij Dai Binguo.

Kina ishte ftuar ne samitin e vendeve te G8 si nje vend i rendesishem, bashke me Meksiken, Indine, Brazilin dhe Afriken e Jugut.

Top Channel