I derguari i OKB-se per ceshtjen e emrit kushtetues te Maqedonise, Metju Nimic do te takohet sot ne Athine me ministren e Jashtme greke Dora Bakojanis.

Ne qender te bisedimeve, ku do te jete i pranishem edhe negociatori grek, do te jete gjetja e nje zgjidhjeje te pranueshme per te dyja palet te kontestit ne fjale.

Deri dje Nimic ishte ne Shkup, prej nga shprehu bindjen e tij se ceshtja e emrit mund te zgjidhet brenda vitit.

Ai beri te ditur se ka bere nje modifikim te propozimit te bere ne tetor dhe mediat greke aludojne se ai do te jete Republika Veriore e Maqedonise.

Top Channel