Teper optimist per gjetjen e nje zgjidhjeje ne ceshtjen e emrit te Maqedonise u shfaq negociatori i OKB-se Methiu Nimic pas takimit me ministren e Jashtme greke, Dora Bakojanis ne Athine.

Ne deklaratat e tij per mediat, Nimic duket se vazhdon te kembengule per emrin Republika e Maqedonise se Veriut, duke riperseritur se zgjidhja e ketij problemi te ngelur pezull midis dy shteteve, eshte ceshtje kryesore ne marredhenieve dypaleshe. “Ceshtja me te cilen po merremi per vite me rradhe eshte ajo e emrit. Ka disa ceshtje te tjera pa dyshim. E para eshte se ekziston nje shtet qe njihet ne OKB si FYROM dhe qellimi eshte te gjejme nje emer per kete shtet”, shprehet Nimic.

Ai ka bere gjithashtu te ditur se ka keshilluar disa ndryshime te vogla ne propozimin e bere ne tetorin e kaluar, i cili permbante emrin Republika e Maqedonise se Veriut. ”Ka edhe ceshtje te tjera si ekzistenca e nje gjuhe qe njerezit perdorin ne kete shtet si dhe identiteti i ketyre njerezve”, pohon i derguari i OKB-se.

Persa u perket hapave te metejshem ne keto negociata, ai tha se Athina dhe Shkupi do te studiojne propozimet e tij, ndersa kontakti do te jete i vazhdueshem perderisa te dy palet kane vullnet te perbashket per vazhdimin e bisedimeve me takime te vecanta ose te perbashketa. Athina zyrtare nga ana e saj kembengul per nje emer me pozicionim gjeografik qe do te perdoret nga te gjithe shtetet anetare te OKB-se.

Ne vazhdim te vizites se tij ne Athine, Methiu Nimic ka takuar edhe kryetarin e opozites Jorgos Papandreu dhe ne qender te bisedimeve ka qene perseri ceshtja e emrit te fqinjit verior te Greqise.

Top Channel