Gjykata Nderkombetare e Hages ka hedhur poshte argumentin e ish-liderit te serbeve te Bosnjes, Radovan Karaxhic, se nuk mund te gjykohet per shkak te marreveshjes se imunitetit.

Karaxhic deklaroi se ish-i derguari i SHBA per paqen, Richard Holbrooke i ka premtuar atij imunitet nga gjykimi nese ai do te hiqte dore nga politika.

Nga ana tjeter, zoti Holbrook ka mohuar vazhdimisht ekzistencen e nje marreveshjeje te tille.

Gjykata e OKB-se per krimet e luftes ka deklaruar se edhe nese ekziston, ajo nuk ka baze ligjore dhe prandaj gjyqi ndaj Karaxhic do te vazhdoje.

Radovan Karaxhic, 64 vjec, po perballet me 11 akuza, mes te cilave edhe ajo per genocid. Ai u arrestua pas 13 vjetesh arrati.

Top Channel