Indi, zjarr ne nje fabrike, 16 te vdekur

08/07/2009 11:45

Te pakten 16 persona kane vdekur dhe 25 te tjere jane plagosur nga nje zjarr qe ka rene ne nje fabrike fishekzjarresh ne jug te Indise.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit qe ka kerkuar disa ore pune per t’u vene nen kontroll nga zjarrfikesit, per shkak te mungeses se ujit ne zone.

Sipas agjencive lokale te lajmeve, deri tani jane identifikuar vetem dy trupa, nderkohe qe shumica e te plagosurve, mes te cileve disa femije, kane marre demtime ne me shume se 50 per qind te trupit.

Top Channel