Afganistan, 14 raste me gripin e derrave

08/07/2009 17:25

Gripi i derrave prek ne mase te gjere edhe Afganistanin ku ditet e fundit jane evidentuar 14 raste te reja.

Te gjitha keto raste jane vene re tek shtetasit amerikane qe punojne ne shtetin aziatik. Rastet me te shumta jane ne bazen amerikane te Bagramit dhe sipas ministrise afgane te Shendetesise, te semuret jane shtruar menjehere ne spital dhe tashme i jane rikthyer punes.

Rasti i pare i infektimit me H1N1 ne Afganistan u sinjalizua rreth 3 muaj me pare, por edhe atehere nuk behej fjale per nje vendas, pasi i infektuari ishte nje shtetas i huaj.

Top Channel