Beogradi zyrtar do te luftoje qe rekomandimi i Komisionit Evropian per liberalizimin e vizave te mos miratohet nga KiE dhe PE, per shkak se ai nuk perfshin banoret qe jetojne ne Kosove.

Keshtu ka deklaruar nje zyrtar serb per mediat lokale, i cili ka preferuar te mbetet anonim.

Sipas zyrtarit, Serbia eshte e vetedijshme qe vendimi i KE per liberalizimin e vizave nuk do ta perfshije Kosoven, por gjithesesi eshte ne pritje te 14 korrikut, kur ky rekomandim do te jepet.

Zyrtari serb shton me tej se eshte ende e paqarte menyra se si do te veproje presidenti Boris Tadic, nese ai do te pranoje heqjen e vizave dhe te heqe dore nga Kosova, apo te vazhdoje me qendrimin e njejte per Kosoven duke mos pranuar heqjen e vizave.

Top Channel