Kryetari i partise Lidhja Demokratike e Dardanise, Nexhat Daci e ka cilesuar presidentin e Kosoves Fatmir Sejdiu, nje zedhenes te kryeministrit Hashim Thaci.

Duke komentuar caktimin e dates se zgjedhjeve lokale, Daci ka theksuar se Sejdiu ka miratuar ne menyre direkte kerkesen e Thacit.

“Per here te pare kam perdorur nje term qe ndoshta nuk eshte shume civilizues, kur kam thene se kemi nje kryetar shteti i cili eshte zedhenesi i kryeministrit”, ka deklaruar Daci.

Ai ka theksuar se kete deklarate e bazon ne faktin se, gjate konsultimeve per caktimin e dates se zgjedhjeve asnje parti, perfshire LDK-ne, nuk propozoi mesin e nentorit.

Kreu i LDD e ka kritikuar ashper Sejdiun pasi sipas tij ka ulur pozicionin e presidentit duke dhene konceptin se institucionet e Kosoves nuk zbatojne Kushtetuten.

Top Channel