Ndermjetesi i OKB-se per kontestin greko-maqedonas per emrin, Metju Nimic do te takohet sot ne Shkup, ku ndodhet qe prej dites se djeshme, me kryeministrin Gruevski dhe presidentin Ivanov.

Lajmin e bejne te ditur mediat maqedonase, sipas te cilave pas takimeve te ndara, Nimic do te mbaje edhe nje konference per shtyp, ku pritet te beje te ditur nese ka ose jo nje propozim te ri.

Diten e djeshme Nimic u takua me ministrin e Jashtem maqedonas Antonio Milloshoski, me te cilin bisedoi rreth 1 ore e gjysme per ceshtjen e emrit.

Ndersa sot, pas perfundimit te axhendes ne Shkup do te udhetoje drejt Athines, ku do te pritet nga ministrja e Jashtme greke Dora Bakojanis dhe negociatori Vasilakis.

Top Channel