Moto GP, Pedrosa triumfon ne Laguna Seca

06/07/2009 20:35

Dani Pedrosa i ka shtangur te gjithe duke arritur fitoren ne garen e veshtire te SHBA-se ne Laguna Seca.

Spanjolli me Honda qe arriti edhe pole position nuk e ka leshuar per asnje moment kreun edhe pse ne kthesat e fundit, Rossi mund te kishte dale ne krye te gares. Kampioni i botes e ka arritur vetem ne vendin e dyte te podiumit, i ndjekur nga shoku i skuadres, Jorge Lorenzo.

I katerti renditet australiani me Ducati, Casey Stoner qe vazhdon te tregoje se nuk arrin te rivalizoje me skuderine Yamaha ashtu si dy sezone me pare. Vendi i peste i takon amerikanit Nicky Hayden qe arrin rezultatin me te mire me motorrin Ducati qe prej fillimit te ketij sezoni, duke lene pas Toni Elias dhe dyshen Edwards-Vermulen.

Top Channel