Diplomacia serbe do te vijoje punen e saj per te evituar njohjen e Kosoves nga vende te tjera.

Keshtu thote ministri i Jashtem serb, Vuk Jeremic, ne nje interviste per gazeten “Veçernje Novosti” te Beogradit.

Sipas tij, Serbia po luan nje rol te rendesishem ne ndaljen e njohjes se Kosoves dhe kur te rinisin negociatat me palen shqiptare, atehere mund te thuhet se diplomacia serbe ka bere nje pune shume te mire.

Gjithsesi Jeremic eshte i ndergjegjshem se Prishtina ka mbeshtetjen e vendeve me te fuqishme te botes.

Top Channel